Autori i masakrës në Kaliforni fliste me ekstremistët në rrjetet sociale

467
Syed Farook , njëri nga autorët e vrarë të masakrës në San Bernardino të Kalifornisë, mbante kontakte me ekstremistët e Shtetit Islamik, në rrjetet sociale. Kështu shkruan britanikja “The telegraf” e cila i referohet një zyrtari amerikan të shërbimeve inteligjente.
Ndërsa sipas policisë Farook dhe gruaja e tij Tashfeen Malik e cila ishte autorja tjetër e masakrës në Kaliforni po ashtu e vrarë, kishin mjaftueshëm plumba dhe bomba, për të vrarë dhe qindra persona të tjerë, gjatë sulmit, ku u humbën jetën 14 persona dhe rreth 20 u plagosën.
Sipas kolegëve të tij, Farook kishte punuar për 5 vjet si specialist në departamentin e shëndetit publik në San Bernardino. I lindur në Illinois, ai ishte njohur me gruan e tij në internet dhe në vitin 2013, ishin takuar gjatë Haxhit në Arabinë Saudite.
Një nga oficerët e parë të policisë që iu është përgjigjur njoftimit për të shtëna në qendrën e shërbimit social në Kaliforni, ka folur për skenat e masakrës. Mike Madden tha se ai dhe oficerët që erdhën më vonë panë trupa të vdekur dhe i duhej të kalonte përmes njerëzve të plagosur, për të ndjekur autorët. “Ishte papërshkrueshme ajo që pamë aty”, tha Madden në një konferencë për shtyp.
Autoritetet ende nuk kanë gjetur një motiv për sulmin, megjithatë FBI nuk përjashton mundësinë që të jetë një sulm terrorist. Policia tha se 75 deri në 80 persona ishin në qendrën sociale kur nisi sulmi.
Ndërkohë policia ka publikuar emrat e viktimave. Viktima më e re ishte 26 vjeç dhe i vjetër ishte 60 vjeç. Shefi i policisë lokale në San Bernardino tha se çifti ishte i përgatitur për të kryer një tjetër sulm. Sulmi në Kaliforni është më i rëndi në SHBA, që pasi atij në Connecticut në vitin 2012, ku u vranë 26 persona. 
Sigal