Autobusi përplaset me kamionin, vdesin 20 persona

510
Një autobus me dhjetëra pasagjerë është përplasur më një kamion ku si pasojë kanë vdekur 20 persona dhe janë plagosur mbi 24 të tjerë.
Përplasja u zhvillua në qytetin Agoo të Filipineve në veri në provincën La Union. Në autobus udhëtonin pelegrinë, por mes viktimave ishte dhe një foshnjë 5 muajshe. Ka qenë shoferi i kamionit, ai që ka shkaktuar aksidentin.
Aksidente të tilla ndodhin shpesh në Filipine, pasi mungesa e infrastrukturës rrugore është evidente.
Sigal