Autobusi përplaset me kamionin e parkuar, 13 të vdekur në Turqi, mes tyre edhe fëmijë

634
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në rajonin Corum të Turqisë si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion mëngjesin e sotëm. Autoritetet turke shprehen se numri i të vdekurve mund të rritet pasi gjendja e të plagosurve është e rëndë.
Autobusi i nisur nga Stambolli drejt qytetit Tokat u përplas me kamionin rreth orës 6 të mëngjesit duke u përfshirë menjëherë nga flakët.
Raportohet se kamioni kishte qenë i parkuar në korsinë e emergjencës kur autobusi me pasagjerë e ka përplasur nga pas.
“Hetimet janë duke u kryer, ndërsa informacionet do të bëhen të ditura për publikun me tu kuptuar të gjitha detajet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Forcat zjarrfikëse dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes duke e gjetur autobusin të shkrumbuar nga flakët.
Sigal