Autobusi përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Gjermani, 30 të plagosur, 17 të zhdukur

422
Tridhjetenjë veta janë plagosur dhe 17 janë zhdukur nga flakët që kanë përfshirë një autobus, i cili është rrëzuar në autostradën A9, në jug të Gjermanisë.
Autobusi është përplasur me një kamion pranë qytetit Shtambah, ne veri të Bavarisë.

Disa pasagjerë kanë marrë plagë të rënda, ndërsa dyshohet se disa të tjerë mund të kenë vdekur.

“Realisht duhet të presim viktima”, i tha agjencisë DPA një zëdhënës i policisë.

Në bordin e autobusit kanë qenë 46 pasagjerë dhe dy shoferë.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Disa helikopterë u janë bashkuar punëtorëve të emergjencës në vendngjarje.
Sigal