Austriakët do të zgjedhin sot presidentin e ri të vendit, sondazhet nuk japin fitues

399
Sigal

 Austriaket do te zgjedhin sot presidentin e ri te vendit. Dueli i cili përsëritet për të dytën herë po zhvillohet mes kandidatit populistit të FPÖ-së, Norbert Hofer dhe kandidatit të pavarur, Alexander van der Bellen. Austriakët po votojnë pasi kanë lënë pas një fushatë 11 mujore torturuese.

Nëse fiton Fofer ai do të behej presidenti i parë në Bashkimin Evropian, që zgjidhet nga radhët e ekstremit të djathtë. Në numërimin e votimeve me letër në balotazh u konfirmuan gabime, vendosi Gjykata Kushtetuese në korrik. Me këtë u mor parasysh pretendimi i partisë populiste, të Jörg Haiderit, FPÖ për përsëritjen e raundit të dytë zgjedhor.

Sipas kampit të majtë e të qendrës në Austri, tek partia populiste e Liberalëve, FPÖ gjithmonë ka tingëlluar toni ekstremist i djathtë. Hofer vetë nuk e mohon se ai bën pjesë tek organizata patriotike .

Aktivistë të FPÖ-së nuk e duan krahasimin e Hoferit me qarqet ekstremiste të djathta. Një aktiviste zgjedhore në Vjenë thotë, se “kjo nuk është aspak e vërtetë”. Për FPÖ-në është e qartë se kur nuk ka më me çfarë të luftohet, nxirret shpata e nazizmit. Sondazhet e opinionit publik kanë treguar se është e vështirë të parashikohet, se kush do të dalë fitues.

Edhe pse roli i presidentit austriak është ceremonial, këto zgjedhje po shikohen me kujdes ne Evrope. Franca, Holanda dhe Gjermania, do të shkojnë në zgjedhje vitin tjetër dhe në skenë kanë dalë shumë parti populiste, që janë kundër emigranteve.