Austria zgjedh për herë të dytë presidentin

474
Sigal

Austriakët do t’u drejtohen për herë të dytë brenda këtij
vitin qendrave të votimit, për të zgjdhur presidentin e ardhshëm të vendit. Në
garë janë kandidati i pavarur Alexander Van Der Bellen dhe përfaqësuesi i të
djathtës ekstreme Norbert Hofer.

Ashtu
si në muajin maj, edhe këtë herë gara mes dy kandidatëve është e ngushtë. Në
zgjedhjet e zhvilluara 5 muaj më parë, u shpall fitues pro-europiani Van Der
Bellen, por rezultati u anulua nga Gjykata Supreme Austriake pasi u verifikuan
parregullsi në sistemin e numërimit dhe u vendos përsëritja e zgjedhjeve.

Fituesi
i zgjedhjeve të para, Van Der Bellen, theksoi se këto zgjedhje do të jenë
vendimtare për drejtimin e Austrisë. Nga ana tjetër Norbert Hofer nëse do të
shpallej fitues do të ishte udhëheqësi i parë nga e djathta ekstreme i një
vendi në historinë e Bashkimit Europian. Gjithsesi ai është tërhequr nga një
prej pikave kryesore të fushatës së tij të parë, daljen e vendit nga Bashkimi
Europian, duke mos ndjekur hapat e Britanisë së Madhe