Austria “sfidon” Merkel, nxjerr ushtrinë dhe policinë në demonstrim force në kufi

512
Sigal

Austria zhvilloi një stërvitje me shkallë të gjerë në kufijtë e saj në një shfaqje simbolike kundër politikës së hapur për refugjatët të kancelares gjermane Angela Merkel.

Në kufirin me Slloveninë, 200 ushtarë dhe 500 policë demonstruan ndalimin e refugjatëve, gjatë një stërvitje që zgjati një orë e gjysmë.

“Një shtet që nuk mund t’i mbrojë efektivisht kufijtë e vet, humb kredibilitetin e tij,” u tha gazetarëve Herbert Kickl, ministri i Brendshëm i Austrisë dhe anëtar i partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ).

Trajnimi u zhvillua në Spielfeld, ku mijëra refugjatë kaluan kufirin në vitin 2015, pasi zonja Merkel paraqiti politikën e saj të “hapur” ndaj emigrantëve, mjaft e diskutueshme në BE.

Ky veprim çoi me mijëra refugjatë në Austri, duke marrë numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë.

Duke përshkruar stërvitjen si një ngjarje “të madhe policore dhe ushtarake”, Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelari i Austrisë dhe politikan i FPÖ, tha se do të dërgonte një “sinjal të qartë” që Austria dëshiron të mbrojë kufijtë e tij.