Austria nuk zmbrapset nga deklaratat kundër Kosovës

597
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç sot priti në vizitë zyrtare zëvendës kancelarin e Austrisë, Heinz-Christian Strache, ku edhe tha se shpreson se Austria do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Serbisë.
Bërnabiç tha se Serbia vlerëson lartë mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe disa herë ka përsëritur qëndrimin se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian të jetë prioritet politikës së jashtme të Austrisë.
Ndërsa, Christian Strache ka shprehur mbështetjen e Austrisë për çështjen e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e Bashkimit Evropian, si dhe pritshmërinë se të dyja palët në mënyrë konstruktive të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit.
Gjatë vizitës së tij, ai është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.
Këtu Daçiç ka deklaruar se çështja e Kosovës nuk ka përfunduar, duke falënderuar Strahler që nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën edhe pas ardhjes s ëtij në pushtet.
Ndërsa zëvendës kancelari austriak tha sot se problemi me Kosovën nuk është zgjidhur që një kohë të gjatë dhe se Beogradi dhe Prishtina kanë nevojë për kompromis për të respektuar nevojat e serbëve, shkruan Novosti.rs transmeton Indeksonline.
“Asgjë nuk mund të funksionojë në mënyrë të një anshme”, tha ai në konferencën e përbashkët me Daçiç.
Mediat serbe shkruajnë se ai e pranoi se Austria njohu pavarësinë e Kosovës, por duke shtuar se edhe rezoluta 1244 e ka parë Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Unë nuk isha një anëtarë i Qeverisë në vitin 2008, kur Austria e njohu Kosovën dhe e kritikoi këtë vendim. Austria është prapa pavarësisë së Kosovës, por unë kam shumë mirëkuptim për Serbinë”, ka thënë Strache.
Sigal