Austria do të ndërtojë një gardh, në kufirin e saj me Slloveninë

415
Austria do të ndërtojë një gardh të gjatë në kufirin e saj me Slloveninë, ka lajmëruar ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë Johana Mikl Leitner. Austria sipas saj duhet të marrë masa në rast të përkeqësimit të situatës me refugjatë.
“Këtu bëhet fjalë për sigurinë dhe kontrollimin e hyrjes në vendin tonë, e jo për mbyllje të kufirit”, ka thënë Mikl Leitner për televizionin shtetëror austriak Oe1. Ditëve të kaluara ka thënë ajo janë shënuar se grupe të refugjatëve kanë qenë agresivë dhe të padurueshëm.
Sigal