Austria dhe efekti domino me refugjatët

511
Suedisë edhe Austria ka vendosur të kontrollojë kufirin e jashtëm. Nëse edhe Gjermania e bën këtë hap, këto vendime mund të kenë pasoja shumë të rënda për vendet e Ballkanit, mendon Bernd Riegert.
Austria ka vendosur të kufizojë numrin maksimal të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Në shikim të parë kjo duket një kozmetikë politike. Por një vendim tjetër shumë më i rëndësishëm është futja e kontrollit kufitar në kufi me Slloveninë. Të gjithë azilkërkuesit duhet të regjistrohen dhe të kontrollohen. Vetëm ata të cilët duan të shkojnë në Austri apo Gjermani, do të lejohen të kalojnë. Të tjerët, të cilët për shembull duan të shkojnë në Suedi apo Danimarkë, do të kthehen. Nëse këto masa ndihmojnë, mbetet të shihet. Këtë nuk e di aktualisht as kancelari austriak Werner Faymann.
Kontrollet e ashpërsuara kufitare kanë dy efekte. Në njërën anë, lehtësojnë gjendjen e brendshme politike për koalicionin e madh mes socialdemokratëve dhe konsvervatorëve në Austri, sepse shumica e austriakëve mendon se duhet ndërprerë me “kulturën e mirëseardhjes”. Dhe në anën tjetër, shtojhen dëbimet e azilkërkuesve në kufirin e vendeve të Ballkanit. Italia dhe Greqia duhet të detyrohen, siç mendon ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, që të kontrollojnë më mirë kufirin e jashtëm të BE. Kjo është një politikë e dhunshme ndaj refugjatëve, sepse kanë dështuar deri tani përpjekjet për zgjidhjen e problemit brenda BE.
Edhe Gjermania do të fusë kufizime
Austria mund të thotë me të drejtë se edhe Suedia po refuzon pranimin e refugjatëve. Ndërkohë që edhe në Gjermani po debatohet gjithnjë e më shumë për kufizimin e numrit të refugjatëve. Kancelari Faymann i ka debatuar me kancelaren Merkel çështjet e kontrollit kufitar dhe kutizimin e numrit të refugjatëve. Merkel po përballet me kritika gjithnjë e më të mëdha për politikën e saj ndaj refugjatëve. Nuk do të zgjasë shumë deri sa edhe ajo duhet të ndryshojë politikën e tanishme. Në fund ajo do të argumentojë me pohimin se Gjermania e vetme nuk mund të përballet me sfidën e refugjatëve. Suedia dhe Austria e kanë ndryshuar politikën e deritanishme. Pra mbetet vetëm Gjermania, sepse BE-ja është dëshmuar si një organizëm totalisht jo solidar. Dhe këtë nuk mund ta durojë gjatë madje as vet kancelarja Merkel.
Nëse pas tetë javësh nuk mund të prezantosh asnjë sukses me shpërndarjen e refugjatëve në BE, atëherë edhe Gjermania duhet të ndjekë shembullin e Austrisë. Në Gjermani nuk do të përcaktohet ndonjë shifër e refugjatëve sa mund të pranojë ky vend, sepse këtë e ka kërkuar tepër zëshëm CSU. Por do të gjendet ndonjë formë tjetër. Udhëheqësi i radhës i Këshillit të BE, kryeministri holandez Mark Rutte, flet për një Plan B, nëse nuk funksionon sistemi i Hotspots, dhe shpërndarjes. Ky sistem ka parashikuar të funksionojë brenda tetë javësh, por duket i pamundshëm, për shkak të përçarjeve brenda BE.
Kaosi i dëshiruar mes Greqisë dhe Austrisë?
Nëse Austria dhe Gjermania e reduktojnë gatishmërinë për pranimin e refugjatëve, çfarë do të ndodhë në të ashtuquajturën Rruga e Ballkanit dhe me Zonën Shengen? Në Ballkan dhe në Greqi mund të grumbullohet një numër tepër i madh i refugjatëve dhe azilkërkuesve. Këtu do të krijohej një katastrofë e kalkuluar, në mes të Evropës, për miëra njerëz. Serbia ka paralajmëruar se nuk do të lejojë kalimin e refugjatëve. Kalkulimi i shumë përgjegjësve prej Suedisë e deri në Austri është që BE-në ta bëjnë kaq jo atraktive, sa që refugjatët të mos provojnë fare të vijnë këtu. Evropa do të kapitulojë para vërsuljes së refugjatëve dhe do të humbë njerëzinë dhe bamirësinë e saj. Brenda BE-së do të futen sërish kontrollet kufitare. Pasojat ekonomike do të jenë tepër të mëdha.
Në pyetjen se çfarë do të ndodhë kur të kalohet numri i lejuar i refugjatëve që do të pranohen, ministrja e Brendshme e Austrisë thotë se do të hapen llogore për internim. A është vërtetë e kuptueshme që mijëra burra, gra dhe fëmijë refugjatë të mbahen në kufijtë e Evropës? Kjo nuk mund të jetë përgjigja më e mirë. A thua nuk kemi ndonjë përgjigje tjetër?

DW
Sigal