Austria bllokon hyrjen e ministrit turk të ekonomisë

451
Austria nuk lejoi ministrin turk të ekonomisë të hynte në vend për një miting që shënon përvjetorin e përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në Turqi.
Vendimi i ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz u konfirmua sot nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të ministrisë Thomas Schnoell.
Ai tha se ngjarja ishte “shumë e madhe” dhe se paraqitja publike e ministrit Nihat Zeybekci mund të “rrezikonte rendin publik dhe sigurinë në Austri”.
Austria i ka kritikuar ashpër masat e forta të sigurisë të ndërmara nga Turqia pas grushtit të dështuar të shtetit dhe ka kërkuar vazhdimisht pezullimin e bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian.
Vendimi i Austrisë pason një deklaratë të qeverisë holandeze ku citohej se zëvendës kryeministri turk Tugrul Turkes nuk ishte i mirëpritur në vend. Zoti Turkes synonte të merrte pjesë në një ceremoni të premten organizuar nga komuniteti turk në përkujtim të përvjetorit të përpjekjes për grusht shteti.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu nuk u lejua të mbajë një fjalim përpara komunitetit turk në Hamburg, ndërsa merrte pjesë në samitin e udhëheqësve të G-20s.
Më shumë se 50 mijë persona në ushtri, gjyqësor, shërbim civil dhe sistemin e edukimit janë ndaluar në pritje të gjykimit dhe rreth 150 mijë të tjerë janë pezulluar ose shkarkuar pas përpjekjes për grusht shteti në 15 korrik të 2016.
Sigal