Austri, Sebastian Kurz fiton zgjedhjet, lideri më i ri në botë

546
Sebastian Kurz është kandidati më i votuar për kancelar të ardhshëm të Austrisë.

Partia e tij ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare, partia e Sebastian Kurz – ÖVP ka arritur të fitojë 30.2 për qind, e ndjekur nga SPÖ, partia në pushtet e kancelarit aktual Christian Kern, e cila ka arritur 27.1%.

Partia radikale e Heinz Christian Strache FPÖ del e treta me 26.8 për qind .

Megjithatë, deri në përfundim të numërimit të votave, radhitja në mes të vendit të dytë dhe të tretë mund të ndryshojë në nuanca.

Pas saj renditet Neos me 5.3, pastaj Grüne me 4.9 dhe e fundit Lista Pilz me 4.3 për qind, shkruan “albinfo.ch”.

Kurz, 31 vjeç, me këtë fitore mund të behet udhëheqësi më i ri në Evropë.

Në mandatin e fundit qeveritar, Sebastian Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe i Integrimeve në Austri. 

Imigracioni dhe mënyrat për ta ndaluar atë, ishin kauza e tij kryesore gjatë fushatës parazgjedhore.

Duhet theksuar se në listën e Sebastian Kurz, kandidate për deputete kanë garuar dy femra shqiptare, Drita Cacaj dhe Heroina Rexhepi, ndërkohë në partinë SPÖ, tre shqiptarë: Januz Saliuka, Arsim Gjergji dhe Serafina Dermaku, rezultateve e të cilëve ende nuk dihen!
Sigal