Austri/ Fëmijët sirianë dhe familjet e tyre zhduken nga spitali

492
Policia austriake tha sot se 3 fëmijët sirianë dhe familjet e tyre që u nxorën nga një furgon, janë zhdukur nga spitali ku po trajtoheshin.
Fëmijët që u nxorën nga furgoni me 26 emigrantë, u çuan në spital në qytetin e Braunau me simptoma të dehidratimit.
Zbulimi i tyre u bë një ditë pasi 71 trupat e emigrantëve u gjetën në një kamion të braktisur pranë Vjenës në Austri.
Disa shtete evropiane bënë thirrje për bisedime urgjente për krizën e emigrantëve.
Policia austriake tha se e kishte ndaluar furgonin në Braunau, që është pranë kufirit me Gjermaninë, të premten dhe kishte arrestuar shoferin rumun.
Fëmijët, dy vajza dhe një djalë nga 1 deri në 5 vjeç ishin mes emigrantëve nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi. Policia tha se ata ishin në gjendje kritike dhe pa ndjenja kur i gjetën
Sigal