Austri/ Do dëbohen menjëherë refugjatët nga Ballkani, do të pranohen vetëm 37.500 emigrantë

472
Gjatë takimit të sotëm të landeve dhe komunave në Austri, është nënshkruar një akt me të cilin reduktohet ndjeshëm numri i refugjatëve që do strehojë vendi alpin brenda vitit 2016. Gjithashtu një prej vendimeve thotë se Austria do të dëbojë menjëherë refugjatët nga vendet e Ballkanit.
Austria në 2016 do strehojë jo më shumë se 37.500 refugjatë, 2017 vetëm 35.000, 30.000 në vitin 2018 dhe në vitin pasardhës vetëm 25.000.
Deri tani janë 90.000 refugjatë në kampet e azilkërkuesve, ndërsa nuk do lejohen të jenë mbi 130.000 sosh në të njëjtën kohë. Kjo parashikon dëbimin masiv të azilantëve të refuzuar.
Rregulli kryesor: asnjëherë mos ketë më tepër refugjatë sesa 1.5 përqind e popullatës austriake – kjo i bie përafërsisht 125.500 persona, raporton Bota sot.
Refugjatët nga vendet me “origjinë të sigurt” do dëbohen menjëherë, këtu bëjnë pjesë edhe shqiptarët. Shpërngulja e familjes së azilkërkuesit do bëhet më e vështirë dhe me rregulla më strikte. Do pakësohen të ardhurat kesh të refugjatëve.
Kancelari austriak Werner Faymann deklaroi se gjithashtu është i gatshëm të fillojë kontrollet kufitare dhe se “nuk mund të pranojë gjithë refugjatët.”
Austria, Suedia dhe Gjermania ishin vendet që strehuan më shumë refugjatë gjatë 2015, ndërsa në vitin 2016 ata duan të reduktojnë numrin e tyre.
Sigal