Austri: 6 emigrantë afganë dyshohet se ngacmuan seksualisht disa gra

43

Policia austriake ka
identifikuar gjashtë të rinj që dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht 18 gra
gjatë festës së Vitit të Ri në Insbruk, njofton shefi i policisë së këtij
qyteti.

Martin Kirchler iu ka
thënë gazetarëve se të gjashtit janë shtetas afganë të moshave nga 18 deri më
22 vjeç, disa prej të cilëve jetojnë në strehimore për migrantë.

Gratë që janë ankuar
thonë se ato janë ngacmuar seksualisht derisa ishin pjesë e turmës që e
festonte Vitin e Ri nëpër rrugët e Insbrukut.Ankesa të njejta janë paraqitur
edhe në qytete të tjera austriake.

Kirchler ka thënë se
një nga të dyshuarit e ka pranuar fajin, derisa të tjerët thonë se nuk mund të
mbajnë mend asgjë.

Vitin e kaluar, grupe
të djemve të rinj, kryesisht nga Afrika Veriore, janë akuzuar se kanë sulmuar
apo ngacmuar seksualisht dhjetëra gra derisa festonin Vitin e Ri në Këln të
Gjermanisë.