Australia gati të legalizojë kultivimin e kanabisit

553
Parlamenti australian pritet të legalizojë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore ose shkencore.
Projektligji kërkon licensimin dhe krijimin e një skeme furnizmi me kanabis të spitaleve për ta përdorur për pacientet që vuajnë nga sëmundje kronike.
Në disa vende të Australisë ka pasur edhe çështje që kanë përfunduarnë gjyq pas kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe hulumtuese, pasi ligjet nuk lejonin kultivimin e drogës.
Si rezultat, studiusit janë detyruar të marrin furnizime nga vendet e tjera qoftë për kërkime shkencore apo edhe raste të pacientëve që e kanë pasur të domosdoshme. Por kjo sipas tyre ka shpenzime kolosale, një ndër arsyet pse kërkohet legalizimi i kultivimit të kanabisit. Megjithatë projektligji nuk lejon qasje për publikun e gjerë.
Sigal