Australia ashpërson testin dhe rregullat e vizave

466
Në kohën e një nacionalizmi në rritje dhe një frymë kundër emigranëtve, Australia ka ashpërsuar rregullat e nënshtetësisë dhe ato të vizave të përkohshme. Kryeministri i vendit tha se testi i shtetësisë do të ndryshojë, ku aktualisht do të kërkohet standard i lartë i gjuhës angleze dhe një test i ri me titull ‘vlerat australiane’. Për Malcolm Turnbull kërkesat janë jetike për një Integrim të mirë të aplikantëve.

Australia ka në plan të ngrejë pragun e dhënies së shtetësisë, duke zgjatur periudhën e pritjes, duke shtuar një test të ri me titull “vlerat australiane” dhe duke ngritur standardin e gjuhës angleze si pjesë e një programi të emigracionit.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri australian Malcolm Turnbull.

“Ju duhet të keni një anglishte kompetente dhe kjo është një kërkesë jetike, jo diçka momentale. Të gjithë ne e dimë se çelësi i një integrimi të suksesshëm në komuniettin autralian, në fushën ekonomike apo në çdo lloj fushe tjetër sociale është gjuha. Ndaj është shumë e rendësishme të ndryshojmë praktikat, në mënyrë që testi i shtetësisë t’iu mundësojë aplikantëve sesi janë integruar dhe angazhuar me komunitetin tonë australian”.

Ky vendim vjen në të njëjtën jave me njoftimin për heqjen e vizave të përkoshme të punës, të shumë kërkuara nga të huajt për ti zëvendësuar ato më pas me një program më të ashpër.

Australia ka njohur një intensifikim të politikave nacionaliste, antiemigracion, me partitë e krahut të djathtë që po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetjen e publikut, në një kohë kur popullariteti i qeverisë së qendrës së djathtë të Turnbullit është reduktuar disi.

Kërkesat e reja për shtetësi pritet të miratohen nga parlamenti me mbështetjen e senatorëve të krahut të djathtë.
Sigal