Australi/ Përmbytjet masive, krokodilët pushtojnë rrugët

367
Sigal

Autoritetet në Townsville, Australi kanë paralajmëruar banorët të ruhen nga krokodilat dhe gjarpërinjtë të cilat kanë dalë në rrugë pas përmbytjeve të mëdha.

Më shumë se 1,100 njerëz janë evakuar nga qyteti pas një përmbytjeje e cila cilësohet si më e madhja e shekullit.

Të dielën, autoritetet e qytetit hapën portat e një dige të cilës i ishin dyfishuar prurjet pas një jave me reshje të dendura.

Autoritetet kanë thënë se shiu më i madh pritet në ditët e ardhshme.