Sigal

Një burrë është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, tre fëmijëve të vegjël dhe gjyshes së tyre në një shtëpi në Australinë Perëndimore.

Trupat e Mara Lee Harvey, 41 vjeç, dy binjakeve dyvjeçare Alice dhe Beatrix, Charlotte 3-vjeç dhe Beverley Quinn, 73, u zbuluan nga policia në Perth të dielën.

Anthony Robert Harvey, 24 vjeç, u akuzua për pesë akuza për vrasje të hënën. Vdekjet u shkaktuan nga nje mjet i prehtë dhe thika tha policia.

Komisioneri i Policisë ËA Chris Daëson tha se mendohej se Harvey dhe fëmijët kishin vdekur në shtëpi, në periferi të Bedford, më 3 shtator. Quinn u vra pasi kishte shkuar në shtëpi ditën tjetër, tha Daëson.

Policia raportoi se Harvey  qëndroi në shtëpi për disa ditë derisa shkoi në një stacion policie në Pannaëonica të dielën. Nuk dihen ende detaje të mëtejshme. Është vrasja e tretë që ka ndodhur në Australinë Perëndimore këtë vit.

Në korrik, një 19-vjeçar u akuzua për vrasjen e dy fëmijëve dhe nënës së tyre në një periferi tjetër të Perthit, Ellenbrook. Dy muaj para kësaj, shtatë persona u gjetën të vdekur në një pronë rurale në Osmington.