Australi, kapet peshkaqeni monstër, peshkatari kërkon nofullën e tij si suvenir

452
Në Australi kapet një peshkaqen 6 metra i gjatë, i konsideruar ndryshe edhe si peshkaqeni monstër. Fotot të cilat paraqitën pamje tmerruese të peshkaqenit me gjatësi gjashtë metra u publikuan fillimisht në “Facebook”, momente pasi peshkatari e kishte tërhequr atë në anijen e tij të peshkimit.

Peshkatari Geoff Brooks rrëfente se grabitqari i stërmadh kishte rënë rastësisht në grepin e tij. Ai kishte qenë duke peshkuar për një lloj tjetër peshkaqeni shumë më të vogël, por në grepin e tij kishte rënë peshkaqeni monstër. Ai më vonë e kishte dorëzuar atë tek autoritetet e marinës, por kishte kërkuar që nofullën e tij ta merrte si suvenir.
Sigal