Australi/ Kapen 70 kg kokainë, arrestohen 5 vetë

459
Policia australiane ka sekuestruar mbi 70 kg kokainë me vlerë prej 12.3 milionë dollarë ndërsa ka arrestuar 5 persona në bordin e një jahti në bregun e Queensland.
Policia, e cila ka ndjekur hap pas hapi operacionin për transportimin dhe shitjen e lëndës narkotike, tha se fillimisht dy burra zbritën nga jahti me canta me vehte dhe udhëtuan më pas me makinë pranë vendit të takimit, ku i prisnin 2 burra të tjerë. Policia federale australiane kreu menjëherë arrestimet ndërsa në një njërën prej makinat, gjeti sasinë e 40 kg kokainë. Më pas gjatë kontrollit në bordin e jahtit super-luksoz zbuloi edhe sasinë tjetër prej plot 30 kg.
“Ne ende po punojmë për të zbuluar lidhjet e tjera kriminale dhe me arrestimin e 5 kontrabanduese, kemi shpresë se do të arrijmë deri tek kreu i kësaj organizate kriminale” tha Komandanti Dave Stjuart.
Të pestë të arrestuarit u paraqitën përpara gjykatës, ku morrën edhe masën e sigurisë arrest me burg pa afat.
Sigal