“Ato shkuan në parajsë”, fotoja që ngushëlloi familjet e vajzave

588
Familjet e dy mikeshave të ngushta dhe një foshnje që humbën tragjikisht jetën në një aksident me makinë janë ngushëlluar me këtë foto të shkrepur në vendin e ngjarjes.
Hannah Simmons, 23 – vjeç, vajza e saj 9 – muajshe A’lannah, si dhe shoqja e saj 28 – vjeçare Lauren Buteau u vranë në një aksident më 25 Prill.
Simmons humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një tjetër makinë në Gainesville, të Georgias, ku dhe jetonte.
Anisa Gannon, një vajzë e cila ngeci në trafik për shkak të aksidentit, bëri një foto për t’i treguar shefit të saj se do të vonohej për shkak të ngjarjes.
Po si për çudi, fotoja doli me një rreze drite që shkonte deri poshtë në vendin e aksidentit.
Tezja e të resë, Tara Noble, duke folur për “Today” tha se duket si “rruga për në Parajsë”.
Ndonëse pjesa më e madhe e njerëzve do të kishin shpjegime të ndryshme për këtë dritë, Noble tha se nuk besonte në koiçidenca.
Ajo shpjegoi se kjo foto kishte sjellë paqe në zemrat e familjarëve të viktimave
Sigal