Atifete Jahjaga formon parti te re politike?

472
Presidentja Atfiete Jahjaga, mandati i së cilës përfundon brenda pak ditësh, nuk e ka në plan të heqë dorë nga veprimtaria publike-politike. E zgjedhur si presidente me 7 prill të vitit 2011, Jahjaga dorëzon të enjten postin te presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi. Sidoqoftë presidentja, e cila gjatë mandatit të saj 5- vjeçar, ka zhvilluar marrëdhënie të mira me shumë shtete në botë, veçanërisht me Shtetet Bashkuara të Amerikës planifikon që përvojën e saj në politikë, të fituar brenda mandatit të saj, ta vazhdojë edhe më tutje në Kosovë. Mediat kosovare bëjnë më dije se Jahjaga me të përfunduar mandatin e ka në plan të bëjë një pushim të shkurtër me familje, por do t’i rikthehet skenës politike me idenë që të krijojë një lëvizje të re politike. “Jahjaga nuk e ka në plan të pushojë, apo të tërhiqet nga skena politike. Ajo gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të bisedojë me personalitete të ndryshme rreth një ideje për krijimin e një subjekti të ri politik, që do të ishte si alternativë për qytetaret në zgjedhjet e ardhshme”, kanë cituar mediat vendase.
Sigal