Ati i Shenjtë me tumor? Ja përgjigjia e Vatikanit

517
Papa Françesku ka tumor të parrezikshëm në tru? Jo, Vatikani ka mohuar këtë të mërkurë një raportim të mediave italiane se Ati i Shenjtë vuan nga një sëmundje e tillë.
“Papa po i zhvillon aktivitetet e tij me intensitetin e zakonshëm dhe të lartë. Të përhapësh lajme të pabaza është një papërgjegjshmëri tepër e rëndë dhe nuk meriton aspak vëmendje”, tha zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi, përmes një deklarate. Gazeta “Quotidiano Nazionale”, një media kombëtare me seli në Italinë qendrore, raportonte në kopertinën e parë të së mërkurës se Ati i Shenjtë 78-vjeçar kishte kryer një fluturim sekret me helikopter drejt një fshati të vogël toskan “disa kohë më parë”, për t’u vizituar nga një mjek japonez. Gazeta raportonte gjithashtu se Papa argjentinas ishte diagnostikuar me një “pikë të zezë të vogël në tru”, por që ishte e kurueshme dhe jo e rrezikshme për jetën e Atit të Shenjtë.
Sigal