Athinë, përleshje midis anarkistëve dhe policisë

416
Qendra e Athinës është shndërruar sërish të premten në orët e vona të mbrëmjes në arenë përleshjesh midis grupimeve anarkiste dhe forcave të policisë.

Anarkistët që ishin grumbulluar në mjediset e Universitetit Politeknik, sulmuan me koktejle molotov njësitë e trupave speciale që patrullojnë në atë zonë, fare pranë sheshit Omonia.

Përveç sulmit ndaj forcave policore, anarkistët u vunë zjarrin disa kazanëve të mbeturinave, ndërsa automjetet e parkuara aty përreth shpëtuan pa dëmtime.

Nga përleshjet nuk pati të lënduar apo plagosur, ndërkohë që policia kreu disa arrestime.

Në rrugën Patision u ndërpre për disa orë qarkullimi i automjeteve që u hap sërish pas mesit të natës.
Sigal