Sigal

GREQI – Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga momentet e tmerrshme të zjarrit që përfshiu disa zona periferike të Athinës, ku 91 persona humbën jetën.

Këtu shfaqen momente nga evakuimi i banorëve nga zonat e plazhit, ku ata ishin futur për t’i shpëtuar zjarrit.

Forca zjarrfikëse shfaqen teksa shpëtojnë personat e rrezikuar, ku përparësi kanë fëmijët. Ndërsa tymi i dendur ka mbuluar gjithë zonën.

Njerëzit e të gjitha moshave përpiqen të marrin frymë duke përdorur bluzet për të mbuluar fytyrat e tyre.