Athinë, gara e babagjyshëve, grekët vishën si Santa Claus për bamirësi

530
Në Athinë u organizua për të dytën herë gara e babagjyshëve, me mbi 1 mijë qytetarë të veshur me kostumet e Santa Claus, që i binin zileve teksa vrapuan për 2.5 km në një aktivitet bamirësie për fëmijë, duke i shtuar njëkohësisht kryeqytetit grek frymën e Krishtlindjeve. Burra, gra dhe fëmijë dhe vogëlushë në karrocat e tyre veshën kostumin e plakut të Vitit të Ri, vunë mjekrën e bardhë të gjatë dhe paguan shumën 10 euro për tu regjistruar që të merrnin pjesë në garë.

“Kjo është gara më e bukur e Krishtlindjeve dhe ne duam të përhapim një mesazh për optimizëm dhe gëzim në Athinë sikurse edhe në qytete të tjera. Ky event organizohet përqark të gjithë botës dhe është hera e dytë që organizohet në Athinë” tha Marina Koutareli, një nga organizatoret e eventit. Banorët e Athinës nxituan për tu regjistruar e për të qënë pjesë e garës dhe në fund mbi 1 mijë të tillë vrapuan. Paratë e mbledhura iu dhuruan ELIZA, një organizatë bamirësie për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve.
Sigal