Athina tërheq urgjentisht avionët nga Shqipëria

579
Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë.

Me një urdhër urgjent dhe pa asnjë sqarim të shefit të ushtrisë greke, avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë.

Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve në Athinë, urdhëri u dërgua rreth orës 12:45, me orën lokale dhe menjëherë dy avionët kanë përfunduar operacionet e tyre në zonën e Bularatit, Muzinës, Dhrovjanit dhe Zervatit në jug të Shqipërisë, për t’u larguar drejt bazës së tyre në Elefsina, pranë Athinës.

“Ndonëse situata në Greqi është e qetë dhe nuk ka fronte intensive zjarri, askush nuk e di arsyen përse shefi i ushtrisë greke ka vendosur braktisjen e operacioneve në vendin tonë, ku situata e zjarreve ka arritur kulmin” – deklaruan burime pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve.
Sigal