Athina Shpëtim Zinxhiria: 19 të vdekur në burgjet greke kohët e fundit, pjesa më e madhe shqiptarë

622
Sigal

Greqi/ Rritet numri i emigrantëve të vrarë në burgje, kërcënohet politikani nga Shqipëria

Vrasja e të dënuarit grek dy ditë më parë në burgun Korydallos të Athinës në mënyrën më kriminale ka vënë në alarm ministrinë e drejtësisë në Greqi për marrjen e masave të mëtejshme

Me gjithë masat e marra nga autoritetet, në burgjet greke kohët e fundit ka pasur një rritje shqetësuese në vdekje dhe në vetëvrasje, megjithatë nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e saktë të viktimave, pasi në disa raste kur i plagosuri vdes në spital nuk regjistrohet si viktimë në burg. Në këto tre-katër vitet e fundit ka një rënie të theksuar të popullsisë në burgje. Një rënie ka edhe për të dënuarit shqiptarë, nga 2900 që ishin dikur, sot numri ka rënë në 1600, por me gjithë këto, ka një ngritje në numër të vrasjeve dhe të vdekjeve në këto institucione, ku numrin më i madh është regjistruar në burgun Koridallo të Athinës, një nga burgjet më të mëdha të vendit.

19 të vdekur vetëm kohët e fundit

Kohët e fundit janë regjistruar gjithsej 19 vdekje në të gjitha qendrat e paraburgimit, dhe veçanërisht në objektin e paraburgimit në Korydallos, por…nga viti i ri, janë regjistruar pesë vdekje përfshirë edhe vrasjen e djeshme. Pas Vitit të Ri, situata në burgun e Korydallos në Athinë duket se ka shkuar përtej çdo kontrolli. Më 14 janar është vrarë brutalisht Arben Bako përfshirë në shumë raste të tilla si vrasja e kriminologut të mirënjohur Michalis Zafiropoulos. Numri më i madh i viktimave janë shtetas shqiptarë, ndërsa deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga shteti shqiptar rreth kësaj situate alarmante për jetët e emigrantëve shqiptarë në shtetin grek. Gjithashtu as ambasada shqiptare në Athinë nuk ka kryer asnjë hetim dhe nuk ka kërkuar asnjë informacion rreth këtyre ngjarjeve. Më 28 janar 2019, gjendet i vdekur në qelinë e tij në burgun e 4-të Korydallos shqiptari që akuzohej se ishte bashkëpunëtor në vrasjen avokatit Michalis Zafeiropoulos, u gjet u i vdekur pa përfshirjen e drejtpërdrejtë në vrasjen e avokatit grek

1 gardian burgu përballë 500 të burgosurve

Njëkohësisht, një nga problemet kryesore me të cilat përballen burgjet greke është mungesa e stafit dhe trajnimi i pamjaftueshëm, aq sa nuk ka planifikim strategjik për funksionimin e duhur të objekteve të paraburgimit. Sikur të mos mjaftojë kjo, gjendja rëndohet akoma më shumë pasi aktualisht për 500 të dënuar është caktuar vetëm një gardian burgu, pasi është mjaftuar vetëm me ndarjen e të dënuarve të rrezikshëm kriminelë me të dënuar të tjerë, kur dihet se kjo nuk po funksion. Po menjëherë pas vrasjes së shqiptarit Arben Bako, burgjet forcohen me 640 gardianë dhe punonjës të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje kryetari i Federatës së të Burgosurve, Spyros Karakitsios, duke folur në radio THEMA 104,6, theksoi se: “Për sa kohë që nuk kemi një plan strategjik për sistemin e burgjeve dhe nuk ka ndërhyrje politike në drejtim të jetesës dinjitoze të të burgosurve dhe punonjësve të burgjeve, burgjet greke do të jenë të ngjashme me burgjet e Kolumbisë dhe Venezuelës”, tha Karakitsios, duke e bërë këtë dispozitë ogurzi se “është matematikisht e sigurt se së shpejti do të flasim për të njëjtën çështje”.

Dje Ministri i Drejtësisë, Michalis Kalogirou, në një konferencë shtypi bëri prezantimin e Kodit të ri të Procedurës Penale dhe Kodit Penal, urdhëroi hetimin për vrasjen e fundit në burgun e Korydallos. Por… burgjet ishin dhe do të jenë një vend i pashmangshëm, ku ndodhin ngjarje të tilla. Ai ka ligjet dhe kanunet e veta. Për disa është një shkollë për të qenë të dobishëm për shoqërinë pas shlyerjes së dënimit, për të tjerë një universitet krimi. Në burgje ka bibliotekë për atë që duan të lexojnë, ka punë për atë që do të punojnë, por kjo jo për të gjithë, pasi dikush ka zgjedhur rrugën e krimit dhe të vetëdënimit