Atentati – Ky është njëri prej shqiptarëve të vrarë në Bazel të Zvicrës

463
Publikohet fotoja e njërit prej shqiptarëve të ekzekutuar mbrëmjen e 9 Marsit 2017 në një lokal në Bazel të Zvicrës.

Faqja online zvicerane 20 min.ch ka publikuar foton e shqiptarit 28 vjeçar të identifikuar me inicialet M.B

Në atentatin e ndodhur në lokal mbeti i vrarë dhe një tjetër shqiptar 39 vjeçar ndërsa u plagos një i tretë, 24 vjeç. Peter Gill një zyrtar i prokurorisë së Bazelit thotë se shumë shpejt do të marrin në pyetje të plagosurin për të mësuar më shumë lidhur me motivin e këtij atentati.

“Nuk kemi ende të qartë motivin e krimit. Shumë shpejt do të marrim në pyetje të plagosurin”

Atentati- Dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar dhe më pas janë larguar drejt stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë

Policia ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e tyre por ende nuk ka asnjë gjurmë ndërkohë faqja online zvicerane tagesanzeiger.ch thotë se kjo është një ndër vrasjet më të rënda të ndodhur këto kohë në Bazel.

Te veshur me te zeza- Zyra e prokurorisë e Bazelit në Zvicër thotë se autorët janë të moshës 30 dhe 40 vjeç, me flokë të zi dhe rreth 1. 75 cm të gjatë. Sipas hetuesve autorët kishin veshur rroba të zeza dhe njëri prej tyre kishte një xhaketë të zezë ose kafe.
Sigal