Atentat shqiptarit në Itali, ekzekutohet me 4 plumba pranë banesës

557
Një shqiptar është ekzekutuar me 4 plumba mbrëmjen e djeshme në Romë të Italisë. Mësohet se viktima është Gasper Reçi 43 vjeç, i cili u vra me armë zjarri rreth orës 23:30, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata, raporton ‘Corriere’.

43-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa trupi është gjetur nga policia, pas njoftimit të marrë nga qytetarët.

Nga hetimet paraprake rezulton se shqiptari është qëlluar nga dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një mjet tip ‘Smart’.

Ngjarja nuk ka asnjë dëshmitar, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Sigal