Atë që e prish njeriu e rregullon natyra, deti në Rusi nxjerr “gurë të çmuar”

455
Ky është një nga plazhet e Rusisë ku natyra ka rregulluar ndotjen e shëmtuar të njeriut dhe e ka kthyer në një vend të bukur.
Në periudhën sovjetike, dikur ky vend i përdorur për ngarkimin dhe shkarkimin e kamionëve me shishe të vjetra e porcelani, dallgët e pafundme të detit i kanë rrumbullakosur xhamat e thyer të shisheve.
Në një ditë me diell, plazhi Ussuri duket sikur është i mbuluar me gurë të çmuar të shndritshëm.
Mbeturinat – shishe shampanje, vodke, birre apo vere – dikur përbërin rrezik për vendasit pasi mund të çaheshin nga xhamat. Por tani natyra ka krijuar një plazh perlash, për të cilin njerëzit paguajnë që ta vizitojnë.
Sigal