Astronauti Scott Kelly zgjatet 5 cm në hapësirë

481
Astronauti amerikan, Scott Kelly është kthyer nga qëndrimi pothuajse njëvjetor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, 5 centimetra më i gjatë sesa vëllai i tij binjak, Mark. Scott është rikthyer në Tokë këtë javë, ndërsa ky është ndër rezultatet e para të analizës së pasojave të ekspozimit afatgjatë të mungesës së gravitetit tek trupi i njeriut. Astronautët shpesh zgjaten në hapësirë sepse disqet në shtyllën kurrizore, shtypen lehtë për shkak të gravitetit në tokë. Misioni i Kellyt ishte pjesërisht, një shans për agjencinë amerikane të hapësirës NASA për të vëzhguar se si mund ta përballonin astronautët një mision në mars, që gjasat janë se do të zgjaste rreth një vit.
Sigal