Assad për mediat ruse: “Iki nëse ma kërkon populli”

459
“Nëqoftëse njerëzit duan që presidenti të qëndrojë atëherë ai duhet të qëndrojë, përndryshe duhet të largohet menjëherë”- këto ishin fjalët e presidentit sirian Bashar al Asad në një intervistë për mediat ruse. Ai tha se është gati të largohet nga pushteti vetëm nëse ja kërkon populli i tij. 
Asad akuzoi Turqinë dhe vendet perëndimore si furnizuese të grupeve terroriste me para armë dhe vullnetarë. Kreu i shtetit sirian ka ashpërsuar tonet me Europën. Sipas tij fluksi masiv i refugjatëve është përgjegjësi e Europës pasi ata kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin terrorizmin.
Megjithatë Asad shprehu gatishmërinë të bashkëpunojë me perëndimin në luftën kundër terrorizmit, duke shtuar se ky fenomen nuk mund të luftohet i vetëm. 
Sigal