‘Asociacioni’, Beogradi zyrtar: E vlefshme vetëm Marrëveshja për AKS-në

450
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar sot se për Beogradin e vlefshme është vetëm Marrëveshja e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel, për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ai ka shtuar se proceset e inskenuara politike e juridike në Kosovë dhe arsyetimet imagjinare nuk ndikojnë në detyrimin e Prishtinës që të zbatohet marrëveshja, njofton Tanjug, transmetojnë mediat. 

“Për ne e vlefshme është vetëm Marrëveshja e nënshkruar më 25 gusht. Proceset e inskenuara politike e juridike në krahinë (kështu i thotë ai Kosovës) dhe arsyetimet imagjinare nuk ndikojnë në detyrimet që Prishtina të zbatojë marrëveshjen”, ka thënë Gjuriç. Marrëveshja e 25 gushtit, e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, parash krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë.
Sigal