Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Putin dhe Moon, takim me fokus terrorizmin dhe Ukrainën

461
Presidenti rus Vladimir Putin ka patur bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, me në fokus disa çështje të rëndësishme që kanë mbizotëruar fjalimet e liderëve botërore në Asamblenë e Përgjithshme, si Siria dhe Ukraina.
Putin i tha Ban Ki Moon se shpreson në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në terren, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e saj, që prej disa javësh kanë nisur edhe luftimet kundër terrorizmit dhe krizës në Siri. Vetëm kjo do të jetë sipas presidentit rus, mënyra më e duhur për të eliminuar të gjitha problematikat në rajon. Sipas tij, duhet bashkëpunim për një proces transformimi politik në rajon dhe në Siri.
Takimi i Putin me Sekretarin e Përgjithshëm erdhi pasi ai iu drejtua kombeve në Asamblenë e Përgjithshme, ku iu adresua homologëve të tij për një zgjidhje alternative, në bashkëpunim me ushtrinë e Bashar Al Assad, në përpjkeje për t’i dhënë fund grupit të Shtetit Islamik, i cili tashmë ka pushtuar një pjesë të konsiderueshme të Sirisë dhe fqinjit të saj, Irakut.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, presidenti amerikan Barack Obama më herët e quajti homologun e tij sirian Bashar Al Assad, një tiran dhe fajtorin kryesor të luftës civile në Siri që vijon prej 4 vitesh e gjysmë e që ka shkaktuar mbi 200 viktima ndërsa miliona të tjerë ende rrugëve të Europës për një jetë më të mirë e të qetë.
Mosmarrëveshjet kanë ngritur pikëpyetje rreth mënyrës sesi Obama dhe Putin mund të arrijnë në një pikë të përbashkët.
Sa i përket një tjetër çështjeje të nxehtë debati, si Ukraina, Putin i tha sekretarit Ban se vetëm përmes dialogut, mund të arrihet një zgjidhje paqësore.
“Problemi kyç tani është arritja e një zgjidhjeje për të ulur në tryezën e bisedimeve autoritetet e Kievit dhe autoritetet në Donjetsk dhe Luhansk dhe për këtë nevojitet që të jenë të pranishme të gjitha partitë, sipas marrëveshjes së arritur në Minsk” tha Putin.
“Tani për tani, hapi që ne duhet të hedhim, është të respektojmë 3 marrëveshjet e nënshkruara më parë, marrëveshjen politike, atë të sigurisë dhe atë për cështjet humanitare dhe ekonomike. Dhe për këtë do të na duhet të punojmë së bashku” tha presidenti rus.
Sigal