Arti në zi! Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur!

656
Sigal

U prehtë në paqe, humbje e madhe për artin!

Regjisori i madh çek, Millos Forman, i njohur për filmat e tij, disa nga të cilët kanë rrëmbyer një sërë çmimesh OSCAR, përfshire të famshmin “ Amadeus“, ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.
E shoqja tha se Forman vdiq në qetësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i rrethuar gjatë gjithë kohës për familjarëve dhe miqve të vet të ngushtë.

Regjisori me famë botërore u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane. i ati i Forman kishte qenë anëtar i një grupi të rezistencës kundër pushtimit.

Milos Forman është shpërblyer dy herë me Çmimin Oskar si skenaristi më i mirë, në vitin 1976 për filmin ”Fluturim mbi folenë e qyqes” dhe në vitin 1985 për ”Amadeus”.

Majat e famës Forman do t’i prekte në 1975-sën me “One Fleë Over the Cuckoo’s Nest,” . Filmi ku interpretonin Jack Nicholson dhe Louise Fletcher fitoi pesë çmime Oskar, përfshirë atë të regjisë dhe figurës më të mirë, duke u bërë i dyti film në histori që merrte çmime në të pestë kategoritë e Academy Awards.

froma.jpg