Arrin në mbi 215 numri i të vdekurve në Pakistan e Afganistan, nga tërmeti i fuqishëm

443
Arrin në 215 numri i personave të vdekur në Pakistan dhe Afganistan, nga tërmeti i fuqishëm, me magnitudë 7,5 ballë i shkallës Rihter, që goditi Azinë e Jugut. Të paktë 12 nxënës afganë mbetën të vrarë gjatë përplasjeve duke u larguar nga shkolla gjatë tërmetit. Qindra persona të tjerë u plagosën nga tërmeti, që ka detyruar mijëra njerëz të dalin në rrugët e Indisë, Afganistanit, Pakistanit dhe Taxhikistanit.

Eipiqendra e tërmetit ishte në Jurm, në malet e Badakhshanit, në ekstremin verilindor të Afganistanit, në një thellësi prej 213,5 kilometra. Në këtë vend, bilanci arriti në 63 të vdekur, 30 prej të cilëve në Kunar ku rreth 1 500 shtëpi u shkatërruan, 10 në Nangarhar, nëntë në Badakhshan, dy në provincën e Baghlanit dhe 12 nxënës në Takhar. Bilanci më i lartë i të vdekurve u regjistrua në Pakistan, me 152 të vdekur, kryesisht në veriperëndim. Ushtria konfirmoi vdekjen e 123 personave dhe theksoi se më shumë se 950 të tjerë ishin plagosur.
Sigal