Arrihet marrëveshja SHBA-Rusi për rezolutën e armëve kimike siriane

417
Sigal

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë sot se ai ka arritur marrëveshje me homologun e tij rus për draf-rezolutën e OKB-së, që ka për qëllim identifikimin e kryerësve të sulmeve me armë kimike në Siri. “Ne gjithashtu kemi folur për rezolutën e OKB-së dhe unë realisht besoj se kemi arritur një marrëveshje që rezoluta të votohet shumë shpejt.

Përmes saj do të krijohet një proces i besueshëm i cili ka munguar”, u tha Kerry gazetarëve pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në margjinat e formunit rajonal që po mbahet në Malajzi. Diplomatët thonë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka gjasa që ta hedh në votim të premten rezolutën e propozuar nga SHBA-të, e cila do të kërkojë nga shefi i OKB-së Ban Ki-moon dhe vëzhguesit botërorë të armëve kimike, që të formojnë një ekip të hetuesve, që t’i gjejnë fajtorët e sulmit me gaz helmues në Siri.