Arrihet marrëveshja mes dy Koreve për uljen e tensioneve

449
Pas konfrontimeve të fundit kufitare, Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë arritur marrëveshjen për të ulur tensionet me njëra-tjetrën.
Takimi i niveleve të larta mes dy shteteve u zhvilluan në sekret të plotë, ndërsa ushtria ishte në gadishmëri maksimale nga të dyja anët. Asnjë media nuk u lejua të hyjë në zonën e demilitarizuar në kufi të vendeve për të marrë vesh të rejat më të fundit.
Tensionet që çuan në bisedime nisën në fillim të muajit kur dy ushtarë të trupave të Koresë së Jugut u lënduan në kufi nga predhat e vendosura aty për të cilat u akuzua Koreja e Veriut e që nuk e ka pranuar një akuzë të tillë.
Sigal