Arrestohet terroristi që vrau 39 persona në Stamboll

76

Arrestohet autori i sulmit me armë zjarri në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll, në natën e ndërrimit të moteve, që ka lënë të vdekur 39 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Mediat turke raportojnë se ai është arrestuar në Stamboll, pas një operacioni policor, transmeton gazeta Telegraf.
Abdulkadir Masharipov është arrestuar së bashku me të birin në vendin e quajtur Esenyurt.
Masharipov po kërkohej që prej 17 ditësh nga policia turke.