Arrestohet pengmarrësi i avionit

477
EgyptAir ka thënë se negociatat me pengmarrësin kanë rezultuar me lirimin e të gjithë pasagjerëve të rrëmbyer në aeroplanin egjiptian, përveç katër të huajve dhe ekuipazhit. “Negociatat me rrëmbyesin kanë rezultuar me lirimin e të gjithë pasagjerëve të aeroplanit, me përjashtim të ekuipazhit dhe katër të huajve”, ka thënë aviokompania përmes një deklarate për media. Ndërkaq, siç raporton Reuters, në aeroplan ishin 8 britanikë dhe 10 amerikanë.
Ministria e jashtme qipriote ka thënë se pengmarrësi ende nuk i ka paraqitur kërkesat e tij. “Informatat që i kemi deri më tani bëjnë me dije se në aeroplan gjendet një pengmarrës. I njëjti pritet t’i parashtrojë kërkesat”, ka thënë sekretari permanent i Ministrisë së Jashtme, Alexandros Zenon për televizionin francez “iTele”, duke shtuar se pengmarrësi ka dhënë shenja se është i interesuar që të lirojë një numër të pengjeve.
Sigal