Arrestohet një 28-vjeçar në Francë, mbante në dorë dy armë zjarri

467
Policia në Paris ka arrestuar një person me dy armë zjarri i cili ndodhej në hyrje të një hoteli në Eurodisney.
Mediat raportojnë se personi i dyshuar është rreth moshës 28 vjeç dhe u ndalua nga forcat e sigurisë.
Po ashtu mediat franceze shkruajne 28 vjecari i arrestuar nuk ishte i njohur për shërbimet e sigurisë në Francë.
Në momentin e arrestimit, i riu nuk i bëri rezistencë forcave të sigurisë.
Ndërkohë po hetohet nëse i arrestuari ka lidhje me ndonjë sulm terrorist, pasi në xhantë iu gjet edhe një kuran.
Sigal