Arrestohet në Itali mbesa e Mogherinit, pjesë e grupit që shiste kokainë

170

Mbesa e Federica Mogherinit, Komisioneres së Punëve të Jashtme në KE, është arrestuar nga policia italiane për shpërndarje kokaine.

Gaia Mogherini, mbesa e përfaqësuese së lartë të BE-së është mes 21 personave të prangosur në kryeqytetin italian, Romë, si pjesë e një aksioni për arrestimin e grupit që shpërndante kokainë në zonën e ashtuquajtur ‘Roma bene’.

28 vjeçarja, ishte arrestuar në tetor 2016 për një vepër të ngjashme.

Hetimet e nisura në vitin 2016 nga zv/prokurori Michele Prestipino dhe të kryera nga karabibinierët e sheshit ‘Clodius’, nxorrën në dritë shpërnarjen e kokainës në lokalet e natës në lagjen ‘Parioli’.