Arrestohet në Greqi shqiptari i shumëkërkuar nga Interpol Tirana, i dënuar për vrasje

457
Një shqiptar i shumëkërkuar nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia greke gjatë ditës së sotme.
Sipas mediave greke, shqiptari 36-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia greke në qytetin e Mesolongji.

36-vjecari rezulton i dënuar në Shqipëri për disa vepra penale ndër të cilat “vrasje me paramendim”, “vjedhje me arme”, “mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak”.
Sigal