Arrestohet lideri i partisë në koalicionin qeverisës të Bosnjes

536
Fahrudin Radonçic, lideri i aleancës për një të ardhme më të mirë në Bosnjë Hercegovinë, është arrestuar dje me akuzën e pengimit të drejtësisë , vetëm disa javë para se vendi të kërkojë formalisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Sipas një deklarate nga prokuroria boshnjake, Radonçiç u arrestua në Sarajevë për “ndërhyjrje me punën e gjyqësorit dhe presion ndaj dëshmitarëve”. Ndërkohë që autoritetet kanë kryer edhe bastisje në banesën e tij, redaksinë e gazetës më të madhe në vend në pronësi të tij, Dnevni Avaz dhe prona të tjera të politikanit.
Prangosja e tij erdhi pas arrestimit të dy udhëheqësve të tjerë të partisë së tij gjatë këtij muaji, të dyshuar gjithashtu për presion një dëshmitari në proçesin e profilit të lartë gjyqësor në Kosovë, kundër të akuzuarit Naser Kelmendi, që konsiderohet njëri nga shefat e drogës në Ballkan. Vetë Radonçiç ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur trillime politike.
Zyrtarët partiakë të Unionit për të Ardhme më të Mirë, thanë se arrestimet, lidhur me procesin e njçjtë, janë kryer nga individët e “mafias gjyqësore”. Në një deklaratë partia tha se arrestimi është një përpjekje për të eliminuar kundërshtarët politik nga familja dhe klani kriminal i pushtetit.
Sigal