Arrestohet lideri i një partie të ekstremit të majtë, në Spanjë

52
MADRID- Lideri i një partie të vogël spanjolle të ekstremit të majtë i dyshuar për rekrutimin e luftëtarëve për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), u arrestua sot, bënë të ditur burime gjyqësore. Gjykatësi pezulloi për një periudhë një vjeçare aktivitetet e kësaj partie, “Rindërtimi Komunist” duke urdhëruar mbylljen e zyrave të saj në Madrid dhe në Valencia, sipas së njëjtit burim. Sekretari i saj i Përgjithshëm po mbahet në paraburgim me akuzën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale në bashkëpunim me një organizatë terroriste dhe posedim të eksplozivëve. Ministria e Brendshme njoftoi dy ditë më parë arrestimin e tetë shtetasve spanjollë që kishin lidhje me këtë parti dhe një turk, të dyshuar për rekrutim për PKK-në, shënjestër e ushtrisë në Turqi e konsideruar si një organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian prej vitit 2011.