Arrestohet kosovari në Itali, keqtrajtonte vajzën 13 vjeçare që refuzonte të mbulohej

539
Kosovari 38 vjeçar, nga Kosova, me qëndrim në Siena të Italisë, është arrestuar pasi është denoncuar nga shoqet e klasës së vajzës
E ka rrahur me grushte të bijën trembëdhjetëvjeçare që refuzonte të barte shaminë, të lexonte Kuranin dhe të mësonte gjuhën arabe. Këto janë akuzuat që kanë çuar në arrestimin e një imigranti kosovar, 38 vjeç, që jeton në regjionin e Sienës. Burri është ndaluar nga policia për keqtrajtim të të miturve. Hetimet kanë nisur pasi që shoqet e klasës dhe profesoreshat kanë vërejtur shenja dhune në trupin e vajzës. Kështu që e kanë thirrur ndihmën e shpejtë dhe vajza është shtruar në spital. Sipas doktorëve, për shkak të dhunës, minorenja ka pasur vështirësi në ecje. Vajza është dërguar nga policia në një vendbanim të mbrojtur. 
Sipas kuesturës, vajza është rritur “në një kontest familjar të izoluar dhe në kundërshtim me kushtet normale të socialitetit”: nuk mund të kishte kurrfarë raportesh me bashkëmoshatarët dhe duhej t’u përmbahej diktateve të ashpra të të atit, “i cili u është nënshtruar normave më radikale të fesë islame”. Burri, që jeton në Itali prej vitesh, është radikalizuar në 7-8 muajt e fundit. Ka gjasa që policia t’i marrë në mbrojtje edhe fëmijët e tjerë të vegjël të familjes.
Sigal