Arrestohet Julian Assange

438
Sigal

Të enjten në Londër, policia britanike arrestoi themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.

Arrestimi u krye pas ftesës që policia mori nga ambasada e Ekuadorit, ku zoti Assange po qëndronte që nga viti 2012.

“Julian Assange, 47 vjeçar, u arrestua sot më 11 prill nga policia në ambasadën e Ekuadorit”, u tha në një njoftim të policisë metropolitane.

Ai u dërgua në stacionin qendror të policisë së Londrës ku do të qëndrojë para se të dalë para gjykatës.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi që qeveria e Ekuadorit i hoqi të drejtën e strehimit.

Zoti Assange është përgjegjës për publikimin në WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve sekrete, që shkaktuan zemërimin e qeverive në mbarë botën.

Ai kishte kërkuar strehim në ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për të iu shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010.

Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat vitin e kaluar, por drejtësia britanike kishte lëshuar një urdhër arrest për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.

Julain Assange, 47 vjeçar, përballet edhe akuza nga Shtetet e Bashkuara për rrjedhjen e qindra mijëra dokumenteve të fshehta ushtarake amerikane lidhur me luftërat në Afganistan dhe në Irak.