Arrestohet ish-ministri serb dhe 78 të tjerë për korrupsion, dëmi 100 milion euro

470
Plot 79 persona, mes tyre ish ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Slobodan Milosavljevic dhe dy zv/ ministra biznesmenë të njohur janë arrestuar në kuadër të një operacioni të madh kundër korrupsionit.
Ata akuzohen se i kanë shkaktuar dëm shtetit në vlerën e 100 milionë eurove.
Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic doli në një konferencë për median ku informoi se është operacioni më i gjerë i ndërmarrë kundër korrupsionit.
“Mes të arrestuarve është një ish ministër, dy zv/ ministrave, disa kryetarë bashkishë, drejtues të kompanive publike dhe biznesmenë” tha Stefanoviç, informon agjencia e lajmeve Tanjug.
Në mesin e të arrestuarve gjendet edhe Zoran Markoviç, ish-drejtor i anti-korrupsionit dhe Mila Jerzdimiroviç, ish-këshilltarë i ish-kryeministrit Ivica Daçiçit dhe ish-drejtori i agjencisë së sigurimeve “Danube”.
Ministri tha para mediave vendase se hetimet kanë nisur që në vitin 2004 deri sot, ndërsa njoftoi se aksioni do të vijojë dhe “askush që është i përlyer nuk do të shpëtojë” 
Ministri i Brendshëm ndër të tjera bëri të ditur se janë edhe 39 persona të tjerë që priten të arrestohen.
Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe biznesmeni i famshëm serb Zeljko Zuniç. Slobodan Milosavljevic ka qenë ministri i Tregëtisë, Turizmit dhe Shërbimit në qeverinë e Slobodan Milosavljeviç.
79 të personat u arrestuan gjatë natës së të premtes (25 dhjetor) duke u gdhirë e shtuna, pasi dyshohen për afera korruptive në 20 çështje të ndryshme.
Ata akuzohen për pastrim parash, shpërdorim detyre, falsifikime të dokumenteve zyrtare, marrje rryshfeti dhe abuzime me prokurimet publike.
Sigal